Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj mësimdhënësit që dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen në Vushtrri

15:54 | 5 Janar 2023
A Z

Një mësimdhënës nga Vushtrria me inicialet F.K., është suspenduar nga puna pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht disa nxënëse.

Si fillim kjo u konfirmua nga kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Zëdhënësi Valon Preteni, për arbresh.info ka deklaruar se ndaj mësimdhënësit është ngritur aktakuzë për dy vepra penale.

“Mësimdhënësit me inicialet F.K., i është ngritur aktakuzë më 20 dhjetor. I njëjti dyshohet për dy vepra penale ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike’ dhe ‘Ngacmim seksual’”, tha ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale