Sot në Prishtinë, një grua është është gjetur me lëndime, e shtrirë në tokë, ndërsa me të mbërritur ekipa mjekësore në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Njësitë relevante tanimë ndodhen në vendin e ngjarjes për të zhvilluar hetimet e mëtejme lidhur me këtë rast.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, e cila tha se sipas informatave të para, rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta.
Tutje ajo shtoi se pas ekzaminimeve, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion.
“Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete (femër). Sipas infomatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti. Pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Ulaj. /arbresh.info/
lexo edhe:
E konfirmon Policia: Viktima grua që u gjet afër një objekti kishte lëndime trupore
E konfirmon Policia: Viktima grua që u gjet afër një objekti kishte lëndime trupore
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...