Ka filluar gjykimi ndaj Dibran Hoxhaj – Kobra dhe 5 shokëve të tij, në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e dy kuksianëve në Prizren, mëngjesin e së martës.
“Kobra” po dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Manipulimi me prova”, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.
Emrat dhe mosha e “Kobrës” me shokë: Dibran Hoxhaj (38 vjeçar), Enver Amrllahi (35 vjeçar), Jesmir Badallaj (45 vjeçar), Burim Mazreku (28 vjeçar), Arben Vezaj (38 vjeçar) dhe Kujtim Gashi (39 vjeçar).
Vrasja mësohet të ketë ndodhur për shkak të refuzimit të kuksianëve për të paguar faturën prej 400 eurove që iu erdhi për shërbimet që morrën në lokal, ku pas refuzimit, filluan rrahjen me anëtarët e stafit.
Gjatë ikjes, në skenë doli “Kobra”, i cili dyshohet të ketë gjuajtur me armë dhe të ketë vrarë 31-vjecarin nga Kukësi, dhe duke plagosur një 29-vjecar./arbresh.info
45 vjet nga demonstratat e 11 marsit që tronditën ish-Jugosl...
Haradinaj: Presidentja e ka respektuar Kushtetutën dhe e ka ...
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...