Moti sot në Maqedoni të Veriut në pjesën më të madhe të vendit do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në disa lugina.
Pasdite dhe kah fundi i ditës do të fryjë erë e dobët, ndërsa përgjatë lumit Vardar do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila do të shkaktojë ulje të pjesshme të mjegullës.
Temperatura në mëngjes do të jetë nga -4 deri në 3 gradë, ndërsa gjatë ditës nga 3 deri në 16 gradë Celsius.
Në Shkup sot në mëngjes do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta. Pasdite dhe kah fundi i ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila do të shkaktojë ulje të pjesshme të mjegullës. Temperatura në mëngjes në Shkup do të jetë 0, ndërsa gjatë ditës do të rritet deri në 4 gradë Celsius.
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon