Brentfordi e pamposhtur Liverpoolin me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 19-të në Ligën Premier.
Pas vetëm 19 minutash lojë, The Reds u shokuan, shkaku që Ibrahima Konate shënoi auto-gol, duke i kaluar vendasit në epërsi, derisa Darwin Nunez lëshoi një mundësi të artë në minutat e parë të ndeshjes.
Në minutën e 40-të, Mee shënoi për 2-0, por goli i tij u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Ndërsa, dy minuta më vonë, Brentfordi ia doli ta shënonte të dytin të rregullt, tani përmes Yoane Wissa.
Në 45minutat e dytë, Liverpooli u mendua që po rikthehej, kur Alex Oxlade-Chamberlain shënoi për 2-1me një asistim të Trent Alexander-Arnold në minutën e 50-të.
Por, Brentfordi shënoi edhe të tretin, për 3-1 me anë të Bryan Mbeumo në minutën e 84-të, pas një asistimi brilant të Norgaard.
Pas javës së 19-të, Liverpooli gjendet në vendin e gjashtë me 28 pikë, ndërsa në xhiron e 20-të takohet me Brightonin.
Publikohen shifrat, rriten shkëmbimet tregtare Shqipëri-Izra...
Nëse i njihni këta persona, kontaktojeni policinë – dyshohen...
Policia arreston një person të dyshuar për vjedhje të rëndë ...
Zelensky: Pranimi i Ukrainës në BE duhet të përfundojë deri ...
Kurti, Osmani e Basha nderojnë viktimat e Holokaustit në Dit...
Lëvizja Vetëvendosje: Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Pri...