nfluencuesi kolumbian, Maicol Quinonez, ndau me shikuesit momentin kur bëri tatuazh “Messi” me shkronja të mëdha në ballë me shkronja të mëdha.
Vetëm dy javë më vonë, ndikuesi i njohur si Mike Jambs thotë se e urren tatuazahin. Djaloshi kishte gjithashtu tre yjet e Argjentinës në njërën faqe tatuazh, ndërsa në faqen tjetër kishte shkruar “Dios” që do të thotë zot dhe numrin 10 të yllit argjentinas.
Ai tashmë është penduar se e ka bërë këtë tatuazh me anë të një vidjoje në rrjetet sociale dhe se do të dëshironte të kthente orën pas.
“Më vjen keq që kam bërë tatuazhin, sepse në vend që të më sjellë gjëra pozitive, ai tashmë më ka çuar në shumë gjëra negative, si mua personalisht edhe familjes time. Nuk mendoja se do ta thoja kaq shpejt. Isha shumë krenar kur e bëra, por jam penduar. Më thonë që nuk jam shembull pozitiv për shoqërinëa
Kini kujdes me fjalët tuaja. Ju nuk e dini dëmin që mund t’i bëni dikujt për shkak të komenteve në rrjetet sociale”, është shprehur ai.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...