Mbrojtësi brazilian denoncohet për ngacmim seksual, policia nis hetimet

20:02 | 1 Janar 2023
KRG

Policia e Katalunjës hap një hetim për mbrojtësin brazilian Dani Alves, pasi në drejtim të tij ka ardhur një denoncim për ngacmim seksual nga ana e një qytetareje spanjolle.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në një klub nate në Barcelonë, mbrëmjen e 30 dhjetorit,teksa denoncuesja akuzon mbrojtësin brazilian se e ka prekur në pjesët intime përpos kundërshtive të saj.

Përfaqësuesit e brazilianit, të kontaktuar nga mediat spanjolle, kanë pranuar incidentit e ndodhur mbrëmjen e 30 dhjetorit, por kanë sqaruar se ishte diçka e parëndësishme dhe kanë refuzuar të japin më shumë detaje.

Shpërndaje në rrjete sociale