Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të jetë sonte afër kufirit me Kosovën, në Rashkë, për të biseduar me serbët që t’i heqin barrikadat.
Siç ka raportuar mediumi i afërt me Vuçiqin, B92, serbët e kanë ftuar presidentin serb që t’u adresohet atyre rreth orës 19:00, për t’i shtruar edhe kërkesat e tyre.
Drejtori i ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se pas adresimit të përbashkët të BE-së e SHBA-së, do të kërkohet heqja e barrikadave.
“Po e shfrytëzoj mundësinë për të dhënë lajmin e mirë se kemi marrë garancitë më të forta ndonjëherë nga SHBA-ja dhe BE-ja kur bëhet fjalë për kërkesat e serbëve, kushtet e tyre që të tërhiqen nga barrikadat”, ka thënë sot Petkoviq.
Petkoviq e cilësoi si lajm të mirë ndryshimin e masës së sigurisë të Dejan Pantiqit, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.
“Është një fitore e madhe, mbi të gjitha për popullin serb në Kosovë”, ka deklaruar ai.
Pas Rey Manajt, edhe Mirlind Daku mungon ndaj Polonisë
Një aeroplan luftarak rus hyn në hapësirën ajrore të NATO-s
Prekëse: Gjesti u lirua në ditën kur vëllai i tij i ndjerë d...
Zbutet dënimi për Prishtinën, ndeshja ndaj Ballkanit luhet m...
Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt ës...
Publikohet formacioni më i mirë i javës në Ligën e Kampionëv...