Një person është arrestuar në Pejë i dyshuar për vjedhje të rëndë.
Shuma e vjedhur arrin deri në 45 mijë euro.
Në njoftimi e Policisë thuhet se ankuesi pasi ka ardhur nga Gjermania me të hyrë në shtëpinë e tij në Pejë ka vërejtur se është boshatisur nga persona të panjohur.
‘Me datën 25.12.2022, në Stacionin Policor në Pejë, rreth orës 17:30, ёshtё paraqitur viktima, i cili deklaron, pasi qe ka ardhur nga Gjermania nё shtёpinё e tij e cila ndodhet nё rrugën “Shёn Jeronimi” nё Pejё, me tё hyrё nё shtёpi ka vërejtur sё shtёpia ёshtё boshatisur nga person/a tё panjohur”, thuhet në njoftim.
“Viktima deklaron se qe pesё vite nuk ka qenё nё shtёpinё e tij, dhe nga shtёpia iu janё vjedhur: Nxemja komplet, tё gjithё radiatorёt e shtёpisё, të gjitha dhomat e fjetjes, mobilet e sallonit, kuzhinën komplet me te gjitha pajisjet teknike, rroba të veshjes etj. Vlera e dëmit sipas viktimës arrin diku rreth dyzet e pesё mijё (45.000) euro”, thuhet tutje në njoftim.
Pas një pune intensive është arrestuar I.B., i lindur me 1983.
I dyshuari pas intervistimit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё/arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...