Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të Mitrovicës.
Ai përmes një reagimi në Twitter ka thënë se ambasada gjermane dënon dhunën ndaj gazetarëve.
“Ambasada gjermane në Prishtinë dënon ashpër edhe një herë dhunën ndaj gazetarëve. Mediat duhet të lejohen të punojnë lirshëm dhe pa frikë nga dhuna. Ne urojmë shërim të shpejtë ekipit të televizionit Klan Kosova”, thuhet në reagimin e ambasadorit.
Gjatë ditës së djeshme u sulmuan ekipi i një mediumi kosovar me gurë nga persona të maskuar derisa po shkonin për të raportuar për situatën në Zubin Potok.
Si pasojë e sulmit gazetarja dhe shoferi kanë marrë lëndime si dhe kanë pranuar tretman mjekësor. /arbresh.info/
The German Embassy in Pristina strongly condemns, once again, violence against journalists. Media must be allowed to work freely and without fear of violence. We wish @klankosova_tv TV crew a speedy recovery. https://t.co/OIUGOuVFoq
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 27, 2022
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...
Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për ...
Whitaker i kërkon Serbisë që të rreshtohet me Perëndimin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”