Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë Petar Petkoviq, tha se vendosja e njësive të ushtrisë dhe MPB-së në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake është “përgjigje ndaj kërcënimit të menjëhershëm të luftës” dhe asaj që po bën Kosova për të “kryer një sulm” në veri të Kosovës.
“Duke pasur parasysh se Kosova e ngriti gatishmërinë luftarake të forcave të sigurisë së Kosovës në nivelin më të lartë, duke i përgatitur ato njësi, tyta të gjata dhe automjete të blinduara për të sulmuar popullin serb në veri të Kosovës me qëllim që të sulmojnë gratë, pleqtë tanë, fëmijët, burrat, njerëzit tanë që vetëm në barrikada mbrojnë të drejtën e jetës së zhveshur”, theksoi Petkoviq në RTS.
Ai shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “bën gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”.
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit