17 ditë nga vendosja e barrikadave, veriu ende i bllokuar

10:01 | 26 Dhjetor 2022
A Z

Sot janë bërë 17 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Mitrovicë nga grupe të ndryshme të serbëve për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq, i cili dyshohet për sulmin kundër anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim.

Ministri i Punëve të Brendshme ka deklaruar se kanë kapacitete për largimin e barrikadave të ngritura në veri, por se i kanë dhënë kohë misionit të NATO-s, KFOR, që ta bindë komunitetin lokal që t’i largojë vetë ato.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha para dy ditësh se pas Krishtlindjes do të takohet me komandantin e KFOR-it, për të sqaruar se si do veprohet me barrikadat në veri të Kosovës.

Nga zyra për media e KFOR-it e kanë konfirmuar se ka pasur të shtëna armësh në vendin ku po qëndronte një patrullë e tyre, por kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, në një prononcim për TV Pink në Serbi, deklaroi se informacionet nuk janë të vërteta.

“Dua të mohoj raportimin e mediave të Prishtinës se ka pasur sulm ndaj njësive të KFOR-it”, deklaroi ai, duke anashkaluar deklarimin e KFOR-it për të shtënat në rrethinë të Zubin Potokut në Veri të Kosovës.

“Informacionet tona nga terreni thonë se nuk ka pasur asnjë sulm ndaj KFOR-it. Situata është e qetë”, pohoi ai.

Ushtarët e KFOR’it në Veri të Kosovës pranë të cilëve është gjuajtur me armë janë letonezë.

Më parë KFOR’i konfirmoi për ngjarjen që ka ndodhur të dielën.

“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet, ashtu siç kemi bërë do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje.

Javë më parë ishte sulmuar edhe një patrullë e EULEX’it.

Por, ishte vetë KFOR që konfirmoi të shtënat në Veri. Në përgjigjen e kësaj trupe nuk u tha se sulmi ishte direkt ndaj tyre, por as nuk u mohua.

“Në këtë moment mund të konfirmojmë se para disa orësh një patrullë e KFOR-it derisa ishin në detyrë në rrethinë të Zubin Potokut kanë dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tyre”.

KFOR’i ka konfirmuar se të dielën mbrëmë një patrullë e KFOR’it derisa ishte në detyrë në Zubin Potok ka pasur gjuajtje me armë në drejtim të tyre.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zyra e KFOR’it për media ka treguar se të lënduar nga ky rast nuk ka.

“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet, ashtu siç kemi bërë do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje.

Po ashtu mediat pro-regjimit të Vuçiqit kanë propaganduar që “ka përleshje në Zubin Potok mes Policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë”.

Rakiç në paraqitjen e tij në TV Pink, i pyetur për barrikadat e vendosura në Veri, pohoi se “njerëzit janë të vendosur të qëndrojnë në barrikada”.