Gjashtë pacientë janë pranuar në Qendrën Klinike Universitare të Nishit në Serbi për shkak të pasojave të helmimit me amoniak që rrodhi nga një vagonë-cisternë, i cili doli jashtë binarëve të hekurudhës.
“Katër janë në repartin e reanimacionit dhe dy në departamentin e toksikologjisë. Të gjithë kanë parametra jetësorë të qëndrueshëm me simptoma irrituese dhe djegie të lehta kimike”, njoftoi spitali i Nishit duke njoftuar se deri më tani nuk ka pasur viktima.
Gjithsej 51 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjersa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, raporton N1.
Vagoni me cisternën e ngarkuar me amoniak është përmbysur në pjesën e autostradës Nish – Dimitrovgad, midis Pirotit dhe Stanicenjës, jashtë zonës së banuar.
Është një tren mallrash që qarkullon çdo ditë në këtë seksion, duke transportuar lëndë të para nga Bullgaria në Prahovë dhe Shabac.
Përbërja e ngarkesave përfshinte njëzet vagonë-cisternë, të cilat janë në pronësi të kompanisë Elixir.
Me rastin e ngjarjes fatkeqe, policia ka njoftuar dhe këshilluar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.
Rama: Fundjava do ta gjejë Velipojën gati për të pritur vizi...
Ministri i Jashtëm: Turqia kundërshton “çdo ndërhyrje ushtar...
Haxhiu: Masakra e Reçakut, dëshmi e vuajtjes, sakrificës dhe...
E mposhti në Superkupë, Barcelona synon ta fitojë garën me R...
Falsifikoi dokumente për regjistrim të veturës, arrestohet i...
Alarm i kuq, stuhia “Goretti” i afrohet Britanisë së Madhe