Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një autobus pasagjerësh doli nga ura dhe përfundoi në një lumë në veriperëndim të Spanjës.
Dy të mbijetuar, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer, janë të vetmit që janë nxjerrë nga lumi Lerez, ndërsa puna e ekipeve të shpëtimit është vështirësuar për shkak të shirave të dendur që përfshinë rajonin e Galicia-s.
Autobusi ishte parkuar pranë vendit të ngjarjes në momentin kur rrëshqiti nga rruga në urë dhe më pas u zhyt në ujë rreth orës 21:30 me orën lokale, të shtunën.
Sipas të dhënave paraprake, autobusi transportonte gjithsej nëntë persona, shoferin dhe tetë pasagjerë.
“Nuk ka më trupa brenda autobusit, ndaj ne po vazhdojmë kërkimet për katër personat e zhdukur”, thanë autoritetet vendore. /a2news/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...