Parashikimi i motit për sot

07:00 | 25 Dhjetor 2022
A Z

Dita e diel me kthjellime, mirëpo përgjatë ultësirave me kushte për mjegull, që edhe mund të mbetet më gjatë edhe orëve të pasdites.

25.12 – Kthjellët dhe me diell. Në ultësira mjegull orëve të mëngjesit, që vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.
26.12 – Mjegull në ultësira, që mund të mbetet edhe gjatë ditës. Sipër shtresave të mjegullës kryesisht kthjellët dhe me diell.
27.12 – Mjegull orëve të mëngjesit, e pasdite vransira me mundësi për riga lokale shiu.
28.12 – Kryesisht me diell.

Temperaturat në rritje, minimalet edhe deri në 1C e 2C, ndërsa ato maksimale deri në 10C e 12, e nga dita e mërkurë pritet të zbresin në 6C e 8C. Në pjesë ku mjegulla mbetet edhe orëve të pasdites, temperatura do të jenë ndjeshëm të ulëta.
Do të dominojnë më shumë qetësitë, por se herë herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s, e të shtunën mbrëma nga verilindja edhe mesatare 4-8m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale