Një persona rreth 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë te Penda e fshatit Livoq i Epërm i Gjilanit.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Ju njoftojmë se rreth orës 13:31 të datës 24.12.2022, Policia e Kosovës në Gjilan e ka marrë një informatë se një person pa shenja jete gjendet te Penda e fshatit Livoq i Epërm – Gjilan”, ka thënë Hashani.
“Sipas të dhënave të para, personi është shtetas i Kosovës rreth 52-vjeç. Njësitet policore patrulluese janë në sigurimin e vendit të ngjarjes. Hetimet rajonale dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML”, shtoi Hasani.
Rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...