Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se në lidhje me rastin e foshnjës së vdekur që ishte futur aksidentalisht në rrobalarëse, janë shkarkuar edhe drejtori mjekësor dhe ai për infermieri në këtë spital.
“Në kuadër të masave lidhur me rastin e trajtimit të frytit të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Drejtori Ekzekutiv ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri. Shkarkimi është bërë si përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me rastin e frytit të vdekur”, thuhet në njoftimin e këtij spitali.
Lidhur me këtë rast më herët janë shkarkuar shefi dhe kryeinfermierja e repartit të Gjinekologjisë, u. d. i kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj, si dhe shtatë punonjës janë suspenduar nga detyra. /arbresh.info/
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria