Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente në Komunën e Klinës ka njoftuar se në disa pjesë të qytetit në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëllimshme po bëhet dëmtimi i kabllove të ndriçimit publik nga persona të pandërgjegjshëm.
Komuna e Klinës, respektivisht DSHPE njofton se me qëllim të ri-funksionalizimit të ndriçimit publik ka bërë riparimin e kabllove të dëmtuara, por raste të dëmtimit të kabllove janë përsëritur.
Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, ka njoftuar Policinë e Kosovës për këtë rast, megjithatë ende nuk është bërë identifikimi i këtyre personave të pandërgjegjshëm dhe dashakëqij. /arbresh.info/


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...