Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, duke ua vazhduar kështu paraburgimin edhe për një kohë të pacaktuar.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith ka urdhëruar shtyrjen e masës së paraburgimit për dy krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se nuk ka ndonjë ndryshim të rrethanave nga shqyrtimi i fundit.
“Paneli i turpit gjykues urdhëron ZPS-në që të paraqes parashtresat për shqyrtimin e radhës të z.Thaçi dhe z.Veseli për paraburgim jo më vonë se të hënën e 30 janarit 2023, duke ndjekur afatin kohor të përcaktuar me Rregulloren 76”, thuhet në vendim.

Specialja gjithashtu ka kërkuar nga mbrojtja e Thaçit dhe Veselit që të dorëzojë një version publik të redaktuar, dhe që të përgjigjet ose të kërkoj ri-klasifikim të masës jo më vonë se të enjten, 5 janar 2023.

Kujtojmë se Thaçi, dhe Veseli, bashkë me Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin po mbahen në paraburgim prej nëntorit të 2020-s.
Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. /arbresh.info/
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...