Policia e Fierit ka mundur të sekuestrojë 85 kilogram drogë të llojit kanabis.
Në orët e vona të së martës, efektivët e policisë është vënë në ndjekje të një automjeti që dyshohej se po transportonte drogë.
Pas disa minutash, kanë gjetur makinën e braktisur në fshatin Hamil.
Kontrollet kanë zbuluar disa thasë me kanabis në pjesën e pasme. Sasia e drogës ishte future në qese plastike dhe ishte gati për shitje.
Pak metra më larg është arrestuar pasagjeri që ndodhej në makinë, ndërsa shoferi ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira.
Personat e përfshirë në këtë ngjarje janë A.T 25 vjeç, i arrestuar dhe N.R 31 vjeç, ende në arrati. Policia dyshon dy të rinjtë janë pjesë e një grupi që merret me kultivimin e kanabisit në ambjente të mbyllura në rrethinat e qytetit të Fierit. /arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...