Një person është gjetur pa shenja jete në Kaçanik.
Bëhet fjalë për një 37-vjeçar me inicialet Z.S.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonine Ferizajt.
Veseli tha se lidhur me rastin Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka nisur hetimet.
“Sot, rreth orës 16:25 policia e Kaçanikut ka pranuar njē informacion se në rrugën “Vëllezrit Çaka” në Kaçanik, në një veturë dyshohet se një person Z.S (M/K) i moshës 37 vjeçar dyshohet se është pa shenja jete. Policia e rendit e më pas edhe policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin ngjarjes së bashku me nje ekip të Emergjencës së Kaçanikut dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima ështē pa shenja jete. Policia ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet”, tha Veseli./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...