Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është në kërkim të medaljes së artë në ngjarjen e dytë më të madhe të vitit në xhudo.
Distria është kualifikuar në finale të Mastersit në Jerusalem.
Ajo në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kilogramë e mposhti hungarezen Reka Pupp.
Hungarezja pësoi tri dënime dhe kështu Distria fitoi me Ippon.
Në fakt xhudistja kosovare ka dominuar plotësisht.
Ka realizuar dy hedhje, por pa pikë të fituara për shkak të zhdërvjelltësisë së Puppit.
Në finale Distria takohet me britaniken Chelsie Giles./arbresh.info/
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...