Pas Rada Trajkoviqit një tjetër politikan serb është ndaluar nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Bëhet fjalë për kryetarin e Lëvizjes “Përgjigja”, Boban Bogdanoviq.
Ai tha për portalin N1 se mbajtja e tij është “revanshizëm politik ndaj kujtdo që kundërshton politikën e Beogradit zyrtar”.
Ai ka thënë se e kanë zbritur nga autobusi në linjën Graçanicë-Beograd dhe se policët i kanë dhënë dy mundësi, të priste në vendkalim për një vendim për të, ose të kthehej në Kosovë.
“Arsyeja e qëndrimit tim në vendkalim ishte konferenca për media në Kosovë së bashku me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, si dhe takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte shumë konstruktiv”, tha Bogdanoviq.
Ai tha se “Kurti tregoi respekt për organizatën politike që drejton” dhe se në “proces është regjistrimi i Lëvizjes ‘Përgjigja’ në Kosovë”.
Ai gjithashtu ka shtuar se drejtoresha politike e “Përgjigjes” Marija Iliq është solidarizuar me të dhe se edhe ajo ka dalë nga autobusi.
“Më thanë se kishte një urdhër që duhej të isha këtu, pa shpjeguar pse. Kështu është arrestuar edhe Rada Trajkoviq”, ka thënë Bogdanoviq.
Ai shtoi se do të qëndrojë në ambientet e policisë në Merdar dhe nuk mendon të kthehet në Kosovë, pasi Serbia është atdheu i tij.
Ai tha se i është mohuar e drejta themelore e njeriut – liria e lëvizjes.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...