Një djalë dyvjeçar i ka mbijetuar sulmit të një hipopotami pranë shtëpisë së tij në jugperëndim të Ugandës.
Iga Paul ishte duke luajtur pranë brigjeve të liqenit Eduard kur hipopotami e sulmoi.
Kafsha e kapi vogëlushin dhe “gëlltiti gjysmën e trupit të tij”, tha policia, e cila shtoi se një banor vendas e luftoi hipopotamin duke hedhur gurë.
Autoriteti i kafshëve të egra të Ugandës e ka kundërshtuar këtë deklaratë, duke i thënë BBC-së se djali u sulmua por nuk u gëlltit nga kafsha.
Sipas policisë, pas sulmit, i cili ndodhi më 4 dhjetor, vogëlushi u dërgua në një qendër mjekësore aty pranë, ku u trajtua për plagët e marra.
Ai më vonë u transferua në spitalin Bwera, ku mjekët i dhanë një vaksinë paraprake kundër tërbimit.
Policia tha se incidenti shënoi herën e parë që një hipopotam ishte larguar nga liqeni dhe kishte sulmuar dikë.
Por kafshët, të cilat mund të peshojnë deri në 1.5 ton (1500 kg), vlerësohet të vrasin rreth 500 njerëz në vit në Afrikë./euronews.al/
“Je ëndrra e çdo vajze”, media greke shkruan për politikanin...
Rrëzohet aeroplani në aeroportin e Australisë, dy të vdekur
Vrasja e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet me plumb në ...
Mbetje mortore në Krushë të Vogël, Komisioni për Persona të ...
Në një foto me mitraloz dhe bomba, Trump mesazh Iranit: Regj...
Deklarata e fortë e Vuçiq: Më thonë se mamaja ime ka tradhët...