Chelsea arrin marrëveshje për transferimin e Nkunku

14:00 | 17 Dhjetor 2022
K.B

Klubi i Chelsea-s,  thuhet se ka arritur marrëveshje përfundimtar me RB Leipzig për sulmuesin Christophet Nkunku, i cili gjithashtu ka marrëveshje personale.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, marrëveshja tashmë është nënshkruar, po ashtu edhe të gjitha dokumentet dhe kontratat.

Nkunku do të jetë futbollist i Chelseas që nga korriku i vitit 2023.

Marrëveshja është nënshkuar mes klubit londinez dhe Leipzigut në pranin e agjentit të futbollistit.

Nkunku është pjesë e Leipzigut që nga viti 2019, ndërsa këtë sezon deri më tani ka shënuar 12 gola në 15 ndeshje të luajtura.

Shpërndaje në rrjete sociale