Ish mbrojtësi i Man Utd, Gary Neville, ka thënë se nuk e kupton pse Fernando Santos, ish-përzgjedhësi i Portugalisë ndryshoi strategjinë e skuadrës së tij në Kupën e Botës dhe nuk i përdori më mirë aftësitë e Cristiano Ronaldos.
Neville kujtoi se Lionel Scaloni bën që loja e Argjentinës të sillet rreth Lionel Messit dhe rezultatet janë në dukje, shkruan telegrafi.
“Gjithçka në lojën e Argjentinës rrotullohet rreth Lionel Messit dhe ata luajnë sa më shumë që të jetë e mundur për të përfituar nga aftësitë e tij. Mendova se Fernando Santos do të bënte të njëjtën gjë me Cristiano Ronaldon, i cili është dikush që e njeh prej kohësh”.
“Më duket se diçka ndodhi gjatë garës që i ndryshoi planin dhe Fernando Santos mendoi: “Duhet ta lë jashtë Ronaldon””.
“Kur la jashtë Cristianon, i cili nuk është çdo lojtar i zakonshëm, bëhesh lajm global. Në fund më erdhi keq për Ronaldon, duke parë dikë si ai duke qarë në tunel”.
“Nuk është kurrë një foto e mirë. Ne e dimë se çfarë po mendonte. “Kaq, nuk do të luaj më kurrë në një Botëror””, ka thënë Neville për “Daily Mail”.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...