Policia e Kosovës raporton se gjatë kontrollit në një automjet në Prishtinë ka gjetur një mjet shpërthyes-granat dhe një thikë.
Sipas policisë, njësiti relevant ka dal në vendin e ngjarjes ku ekipi i IEDD-së ka bërë tërheqjen e mjetit.
Është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 14.12.2022-10:26. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes-granatë dhe një thikë. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku ekipi i IEDD-së kanë bërë tërheqjen e mjetit. Me vendim të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit. Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt’, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...