Infermieret në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut nisën këtë të enjte një grevë, e cila konsiderohet si një ndër më të mëdhatë në historitë e kujdesit shëndetësor në Britaninë e Madhe.
Infermierët kërkojnë rritje të pagave në masën 19%, por një gjë e tillë është refuzuar momentalisht nga qeveria duke e cilësuar si të papërballueshme një kërkesë të tillë.
Pavarësisht kësaj greve, raportohet se shërbimet në urgjencë dhe sallat e operacionit do të vijojnë jepen.
Kimioterapia dhe dializa e veshkave do të funksionojnë normalisht, së bashku me kujdesin intensiv dhe kritik, aksidentet e fëmijëve dhe njësitë neonatale të urgjencës spitalore, të cilat kujdesen për foshnjat e porsalindura.
Ndikimi më i madh ka të ngjarë të jetë në trajtimin e rezervuar paraprakisht si riparimi i hernies, zëvendësimet e ijeve ose klinikat ambulatore./A2/
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...
Labinoti: Edhe pse kam kërcyer me këngë të Remzie Osmanit, u...
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...