Ngrihet alarmi për bomba në 15 shkolla në Shkup. Mëngjesin e kësaj të mërkure, në adresat elektronike të 15 shkollave ka mbërritur kërcënimi për vendosje bombash.
Policia bën me dije se janë evakuuar nxënësit dhe punonjësit nga 15 shkollat e kërcënuara.
“Sot (14.012.2022) diku rreth orës 08:30 minuta në SPB-Shkup është denoncuar se në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosjen e mjeteve shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, zyrtarët policorë kanë ndërmarr të gjitha masat për evakuimin e sigurt të nxënësve, mësimdhënësve dhe të punësuarve të tjerë në këto shkolla dhe në rrjedh e sipër janë kontrollet e detajuara nga ekipi i anti-terrorit”, njofton Policia./rtsh.al
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabilem, ka n...
Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Ministri Hoti: Ndërhyrja në ra...
Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen m...
Vërshimet shkaktojnë mbi 5 milionë euro dëme, kërkohet reagi...
Tragjedia ku vdiqën tre kosovarë, operatori i vinçit do të j...