Policia e Kosovës gjatë patrullimit në fshatin Rashincë të Shtimës rreth orës 02:17, ka ndaluar një automjet BMW me targa vendore me drejtues E.Z., 29 vjeçar dhe pasagjeri S.Q., 33 vjeçar.
Gjatë kontrollimit të dokumenteve dhe automjetit, tek pasagjeri S.Q., janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë pa leje, 17 fishek me një rrethatorë, tri bateri ndriçuese dore, një bateri ndriçuese e kokës, dy palë doreza dhe një shumë e parave.
“Dy personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pasi janë intervistuar nga policët hetues, pas verifikimit të tyre, me vendim të pokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, pasagjeri S.Q është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për 7 raste të vjedhjeve , ndërsa drejtuesi i automjetit E.Z është liruar”, thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve” për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova