
WASHINGTON, DC - FEBRUARY 24: U.S. President Joe Biden delivers remarks about Russia's “unprovoked and unjustified" military invasion of neighboring Ukraine in the East Room of the White House on February 24, 2022 in Washington, DC. Biden announced a new round of sanctions against Russia after President Vladimir Putin launched an attack on Ukraine from the land, sea and air on Thursday. (Photo by Drew Angerer/Getty Images)
Presidenti amerikan, Joe Biden ka nënshkruar ligjin që lejon martesat e personave të gjinisë së njëjtë, e kjo ceremoni e nënshkrimit është mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.
“Ligji për martesat e gjinisë së njëjtë dhe dashuria na mbrojnë nga urrejtja, dhe për këtë ka rëndësi të madhe ky ligj për çdo amerikan”, tha Biden.
Ligji mbron martesat ndër-racore në SHBA. Disa shtete nuk do t’u kërkohet të lëshojnë licenca martese për çiftet e të njëjtës gjini, por atyre do t’u kërkohet të njohin martesat e tilla të kryera diku tjetër në SHBA.
Ligji parashikon që kishat ende mund të refuzojnë të kryejnë martesa homoseksuale. Shumica e republikanëve në Kongres votuan kundër këtij ligji, raporton AP.
Qëllimi i ligjit të ri është të mbrojë martesat e homoseksualëve, nëse Gjykata e Lartë e SHBA-së anulon ndonjëherë vendimin Obergefel kundër Hodges.
Në mesin e të pranishmëve ishte edhe pronari i “Club K”, një klub nate homoseksualësh në Kolorado, ku pesë persona u vranë nga të shtënat muajin e kaluar, si dhe dy të mbijetuar të atij sulmi.
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...