Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Hekuran Marku, ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Teksa prej më shumë se një muaj, kishin përfunduar konkluzionet e organit të akuzës dhe mbrojtjes së të pandehurit, dhe pritej vetëm vendimi i togave zë zeza të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, seancat e caktuara pothuajse çdo javë kishin dështuar, ndërsa këtë të mërkurë togat e zeza të Shkallës së Parë të GJKKO-së vendosën dënimin e tij.
Prokuroria kërkoi 12 vite heqje lirie për Markun, por ai përfitoi zbritje të dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ai akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ndaj Markut nisën hetimet si pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish-truprojën tjetër të Saimir Tahirit, Agustin Dedën për të cilin ende zvarriten procedurat e ekstradimit.
Më 1 prill Marku u ekstradua nga Gjermania, për t’u përballur me GJKKO me akuzat e ngritura nga SPAK. Marku e Deda akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës të zbuluar në kuadër të hetimeve nga operacioni i koduar “Shpirti”. /Euronews Albania/
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...