Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të mëdha bore dhe temperatura ekstreme ka përfshirë disa shtete në SHBA dhe Kanada, duke shkaktuar probleme të shumta në transport dhe furnizim me energji.
Dhjetëra banesa raportohet të jenë dëmtuar si pasojë e stuhisë në Teksas, duke lënë të plagosur disa persona.
Sipas FlightAware.com vetëm të hënën dhe të martën në zonat e goditura nga moti i keq në SHBA u anuluan më shumë se 9000 fluturime.
Shumë rrugë janë bllokuar pasi trashësia e borës ka shkuar mbi 60 cm.
Meteorologët e cilësuan stuhinë si tepër të fuqishme krahasuar me vitet e mëparshme dhe iu kërkuan qytetarëve që tregojnë kujdes të shtuar dhe në ditët në vijim pasi më e keqja ende nuk ka ardhur.
Paralajmërimet për stuhi nga Shërbimi Kombëtar i Motit janë në fuqi në Montana, Wyoming, Dakotën e Jugut dhe Nebraska dhe Kolorado./A2/
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...