Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet të mërkurën në Beograd me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.
Sipas Presidencës serbe, Vuçiq dhe Lajçak më pas do të takohen edhe me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Escobar është takuar të hënën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë.
Të dy liderët kanë thënë se me Escobarin kanë diskutuar për nevojën e heqjes së menjëhershme të barrikadave në veri.
Një ditë më parë, kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se i ka kërkuar Lajçakut që të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, me qëllim të ofrimit të ndihmës për ulje të tensioneve në veri.
Ai ka thënë po ashtu se BE-ja është e gatshme të çojë përforcime për misionin e BE-së në Kosovë, EULEX./REL/
Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel, krizën në Lindjen e Mes...
Kurti: Alarmuese që Serbia po provokon me helikopterë pranë ...
Lautaro: Argjentina është më e fortë se Spanja
Remitencat arrijnë 1.4 miliardë euro më 2025, rritje 4%
Shqipëria në vend të 9 në botë për sigurinë kibernetike, Ram...
Qeveria mban 1 minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tr...