Një nga tre djemtë që humbi jetën në ujërat e akullt të liqenit në Parkun Babbs Mill Park në Solihull është cilësuar tashmë si hero pasi u fut në ujë për të shpëtuar të tjerët.
Djemtë që ishin 10 dhe 11 vjeç, humbën jetën pasi ranë në akull ndërsa luanin në park të dielën.
Tashmë familjarët e 10-vjeçarit Jack Johnson kanë treguar se djali i tyre u hodh në liqen për të shpëtuar fëmijët e tjerë.
Tezja e Jack-ut shkroi në një postim në Facebook: “Djali 10-vjeçar është nipi im. Ai pa një nga fëmijët që ra në ujë dhe vrapoi që t’i shpëtonte. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë te familjarët e tyre. Fakti që zbulojmë që ai vdiq duke u përpjekur të shpëtonte tre djem që as nuk i njihte, flet shumë për të. Ai ishte i mrekullueshëm.”
Kujtojmë se nga katër djemtë që ranë në ujë vetëm një arriti të mbijetojë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pas operacionit të shpëtimit, një nga oficerët u trajtua për hipotermi të lehtë./A2/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...