Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka pritur sot në zyrat e tij familjen Petroviq nga Hoça e Madhe e Rahovcit, të cilës iu konfiskuan 42 mijë litra alkool.
Sipas Doganës e Kosovës gjatë realizimit të një kontrolle rutinore në shitoren e pijeve alkoolike javën e kaluar ka gjetur se aty operohej edhe me prodhimin e pijeve pa autorizim përkatës, që është në kundërshtim me normat përkatëse të Kodit Doganor dhe Akcizave.
“Personi gjithashtu nuk ka të regjistruar aktivitetin as si biznes në Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve dhe rrjedhimisht nuk përfill kërkesat e raportimit të entit përkatës pêr mbikëqyrje të prodhimtarisë së verërave”, kishte njoftuar para katër ditësh Dogana e Kosovës
Petar Petkovic I cili postoi për këtë takim të shefit e tij tha se “Kjo familje punëtore serbe e ka në traditë e saj prodhimin e verës që nga viti 18 e shek.
Vuçiq i tha kryefamiljarit se shteti do të gjejë një mënyrë për ta ndihmuar.
“Trimat si ky janë mbrojtësi i ekzistencës serbe në Kosovë e Metohi dhe për ne është e rëndësishme që ata të jenë të bindur se në të gjitha fatkeqësitë Serbia do të jetë pranë tyre”, tha ai. /Express

Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel, krizën në Lindjen e Mes...
Kurti: Alarmuese që Serbia po provokon me helikopterë pranë ...
Lautaro: Argjentina është më e fortë se Spanja
Remitencat arrijnë 1.4 miliardë euro më 2025, rritje 4%
Shqipëria në vend të 9 në botë për sigurinë kibernetike, Ram...
Qeveria mban 1 minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tr...