Pavarësisht se nuk arriti të shënonte në sfidën çerekfinale ndaj Anglisë, Kylian Mbappé mbetet në krye të tabelës së golashënuesve të Kupës së Botës.
“Ylli” i PSG-së kryeson me pesë gola, i ndjekur me vetëm një gol më pak nga Lionel Messi dhe Olivier Giroud. Të gjithë futbollistët që kanë shënuar nga tre gola tashmë janë eliminuar nga Kupa Botës.
Kuptohet që për çmimin e golashënuesit më të mirë të “Katar 2022” do të vijojë gara mes Mbappesë, shokut të tij të skuadrës Giroud dhe Lionel Messit, kuptohet duke përjashtuar skenarë të çmendur që lojtarë të tjerë të skuadrave gjysmëfinaliste të realizojnë 4-5 gola në gjysmëfinale dhe finale.
Renditja e golashënuesve:
5 gola: Mbappé (Francë).
4 gola: Messi (Argjentinë) dhe Giroud (Francë).
3 gola: Morata (Francë), Gonçalo Ramos (Portugali), Gakpo (Holandë), Rashford dhe Saka (Angli), Richarlison (Brazil), Valencia (Ekuador).
2 gola: Bruno Fernandes dhe Leao (Portugali), Kane (Angli), Aboubakar (Kamerun), Fullkrug (Gjermani), Lewandowski (Poloni), Neymar (Brazil), Taremi (Iran), Al Dawsari (Arabia Saudite), Alvarez ( Argjentinë), Cho Gue-Sung (Kore e Jugut), Doan (Japoni), Embolo (Zvicër), En Nesyri (Marok), Kramaric (Kroaci), Kudus (Gana), Mitrovic (Serbi), Ferran Torres (Spanjë), Weghorst (Holandë) dhe De Arrascaeta (Uruguaj).
Chiellini e konfirmon se Juventusi nuk do ta transferojë En-...
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...