Maroku mposht Portugalinë, me lot në sy largohet Ronaldo nga Kupa e Botës

18:27 | 10 Dhjetor 2022
E.H

Në çerekfinale të Kupës së Botës, Maroku ka mposhtur Portugalinë me rezultat 1-0.

Marokenët golin e fitores e shënuan në minutën e 42-të

Mjaftoi ai gol që Portugalia të eliminohej nga Kupa e Botës në Katar dhe Maroku të bëhej skuadra e parë afrikane në histori që arrin në gjysmëfinale të Botërorit.

Ndryshe, kjo ishte ndeshja e fundit e Cristiano Ronaldos në Kupën e Botës.

Ronaldo qau pas humbjes ndaj Marokut, i vetëdijshëm se kombëtarja e tij humbi një mundësi të madhe në luftën për një medalje.

Ai shkoi në dhomat e zhveshjes duke qarë i përcjell nga anëtarë të stafit të federatës portugeze.

Për Ronaldon, kjo ishte paraqitja e 195-të për Portugalinë që nga viti 2003, por ai do ta mbyllë karrierën e tij pa titullin kampion bote./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale