Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me partitë politike lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore.
Në këtë takim ka merr pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Pjesë e këtij ishin edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje si dhe përfaqësues të serbëve të Kosovës, Nenad Rashiq dhe Aleksander Jabllanoviq.
AAK-ja e Ramush Haradinajt ka refuzuar pjesëmarrjen.
Pas dorëheqjes së kryetarëve të këtyre katër komunave me shumicë serbe në muajin e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka caktuar 18 dhjetorin si datë të zgjedhjeve për kryetar dhe 25 dhjetorin si datë për zgjedhjet e kuvendeve komunale./eo/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...