Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Jersey të Anglisë.
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një pallat duke e shembur atë.
Nga të dhënat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.
BBC raportuan se deri tani një person është konfirmuar i vdekur 2 janë dërguar të plagosur në spital, ndërsa dyshohet se të paktën 12 persona të tjerë janë nën rrënoja.
“Është një skenë e tmerrshme dhe e rrezikshme për të gjithë stafin. Nuk e dimë numrin e saktë të ndërtesave të dëmtuara, por një godinë 3-katëshe është shembur plotësisht”, tha shefi i policisë Robin Smith.
“Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe shtrati po lëvizte rreth orës 03:50. Kërkova menjëherë në internet nëse kishte rënë tërmet”, tha një banore pranë zonës ku ka ndodhur ngjarja.
Grupet e kërkim-shpëtimit janë në terren dhe po punojnë për të nxjerrë nga rrënojat personat e bllokuar, ndërsa zjarrfikësit kanë bërë të mundur të lokalizojnë flakët pas shpërthimit./A2VNN/
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike