Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se rritja e prezencës policore në veri është e domosdoshme.
Sveçla përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Policia e Kosovës ka mandat dhe detyrë ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit.
“Ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme”, ka shkruar Sveçla.
Në fund ai ka lutur të gjithë qytetarët për ruajtjen e qetësisë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës të cilët janë të angazhuar për rend dhe siguri.
“Sipas njoftimit tashmë zyrtar të Policisë së Kosovës, sot është shtuar prezenca e policisë së rendit në veri të vendit. Lusim të gjithë qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës të cilët janë duke u angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim”, shkroi në fund Sveçla.
Kujtojmë se sot Policia e Kosovës ka njoftuar se është rritur prezencën policore në veri për shkak të zhvillimeve të fundit atje./arbresh.info/
Lexo edhe:
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...