Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, pritet të nisë të hënën një vizitë në Kosovë.
Ai pritet të jetë i shoqëruar nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar
Chollet dhe Escobar ditën e martë do të takohen me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Kjo për arbresh.info është konfirmuar nga zëdhënësja për media, Sibel Halimi.
Halimi tha se takimi mes Abdixhikut me Chollet dhe Escobar do të zhvillohet ditën e martë në mëngjes.
Me anë të burimeve të arbesh.info brenda PDK-së, është bërë e ditur se poashtu edhe Kryetari i tyre, Memli Krasniqi do të takohet me zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Çdo herë që vjen një zyrtarë i lartë amerikan në Kosovë, e takon edhe kryetarin e PDK-s” ka thënë burimi. ./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...