Federata Angleze e Futbollit e ka konfirmuar se sulmuesi i Chelseat, Raheem Sterling, do t’i ribashkohet kombëtares gjatë ditës së nesërme.
Lojtari, siç dihet, u detyrua që të kthehet në Angli për shkak se disa hajdutë kanë tentuar t’ia plaçkisnin shtëpinë.
Anësori, për t’i qëndruar pranë familjes në ato momente jo të mira, mori rrugën për në Londër, duke mos e paralajmëruar rikthimin te “Tre Luanët”.
Gjithsesi, kur këto probleme janë lënë pas, lojtari e ka gjetur motivin që t’i ndihmojë skuadrës në mënyrë që ta arrijnë trofeun e shumëkërkuar të Botërorit.
Ndeshja e ardhshme e Anglisë do të jetë kundër Francës, më 10 dhjetor, në orën 20:00.
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...