Trupat e KFOR-it, Detashmenti i Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD), me seli në Kampin Bondsteel, ka asgjësuar dje një granatë dore jugosllave të tipit M-75 brenda një ndërtese në Mitrovicën e Veriut.
Përmes një postimi në Facebook, KFOR-i iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që nëse shohin mjete të dyshimta të pashpërthyera të njoftojnë policinë.
Më tej Misioni i NATO-s në Kosovë njofton hapat që duhet ndjekur nëse hasin ndonjë mjet shpërthyes.
“Identifikoni mjetin shpërthyes. Tërhiquni nga ai. Mos e prekni mjetin shpërthyes dhe mos përhapni panik, largohuni me kujdes duke ndjekur rrugën nga keni ardhur. Raportojeni te autoritetet e sigurisë vendndodhjen e mjetit shpërthyes”, thuhet në njoftim.
KFOR-i zotohet se do të garantojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet duke u bazuar në Rezolutën 1244./arbresh.info/
Si të kryeni check-in online në Aeroportin e Prishtinës, pro...
Maqedonci në takim me zyrtarë të NATO-s, thekson synimin për...
Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komitetit U...
Haradinaj, thirrje VV-së: Ndaluni, po shkoni në drejtim të r...
Haxhiu i ligjëron opozitës: Bojkoti është i lejueshëm vetëm ...
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...