Qëndrimin në Austri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e filloi me një takim në Akademinë Austriake të Shkencave, kur u mirëprit nga Kryetari i Divizionit të Shkencave Humane dhe Sociale, Prof. Oliver Schmitt dhe dy hulumtuesit në njësinë e Studimeve Ballkanike, Dr. Joachim Marzinger dhe Dr. Robert Pichler.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë bisedës u fol për punën e Akademisë në përgjithësi dhe për njësinë e Studimeve Ballkanike në veçanti.
Në kuadër të këtij takimi, kryeministri Kurti gjithashtu vizitoi departamentin e Albanologjisë ku iu prezantuan botime origjinale të rralla të periudhës së Rilindjes.
Akademia Austriake e Shkencave u themelua në vitin 1847.
E përbërë nga 25 institute kërkimore në fushën e artit, shkenca humane dhe sociale dhe shkencave natyrore, ajo është institucioni austriak kryesor jouniversitar për hulumtime bazë.
Kryeministri Kurti po qëndron në Austri për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor, me temën “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI! Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore”./arbresh.info/




Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri