Mungojnë tre ditë nga Samiti Europian që do të mbahet në Tiranë në prani të liderëve kryesorë të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor, dhe lideri i opozitës Sali Berisha nëpërmjet një mesazhi në TikTok, një nga rrjetet sociale që ka filluar të përdorë së fundmi, ka shpërndarë për ndjekësit një mesazh ku sqarohen sipas tij arsyet e protestës së opozitës pikërisht atë ditë.
Një mesazh ky, që dukej më shumë i drejtuar komunitetit ndërkombëtar.
“Edi Rama duke shpenzuar 10-ra milionë euro dhe duke angazhuar 10-ra kompani lobimi, ka paraqitur tek ju një realitet shqiptar që nuk ekziston. E vërteta është se, sot Shqipëria është një vend në shpërbërje, nga e cila janë larguar në vitet qeverisëse të tij, më shumë qytetarë se në Siri, që po përjeton luftë civile”, deklaroi lideri demokrat.
Sipas Berishës, “Shqipëria është një vend i pasur, por shqiptarët janë sot banorët më të varfër. Kjo jo se nuk ka burime, por se burimet e tyre natyrore, pasuritë e tyre, buxheti i tyre vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen nga qeveria. Së fundmi, vjedhjet e Edi Ramës dhe klanit të tij kanë prekur edhe qytetarët tuaj. Me Bitcoin janë vjedhur nga klani qeveritar mbi 2.2 miliardë euro. Të gjitha këto janë vetëm disa elementë të hidhur të realitetit shqiptar”, shton ai, duke radhitur më tej arritjet e qeverisjes së tij ku u realizua liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në NATO, ndër të tjerat./A2CNN/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...