Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se i ka dashur të thërras Këshillin Nacional te sigurisë pasi ajo e “konsideron emergjence kombëtare” dhunën ndaj grave.
“Por këshillin nacional nuk janë te përfaqësuara institucionet e drejtësisë, kështu qe e ftuam këtë, dhe kur institucionet e drejtësisë pranuar atëherë ju ftuam edhe juve të tjerëve. Sot përkundër aprovimit për takim, institucionet e drejtësisë na njoftuan me shkrim që nuk do të vijnë”, ka deklaruar Osmani.
“Ato totalisht të papërgjegjshëm dhe të pandjeshëm me jetën e qytetarëve tanë. Shkelje e betimit që e japin personat që përfaqësojnë institucionet e drejtësisë. Por sa është etike ta bojkotojnë shtetin kur në pyetje është jeta e qytetarëve le ta vlerësojnë vetë” ka shtuar e para e vendi.
Më tej, ajo ka treguar qëllimin e ftesë për institucionet e drejtësisë ku sipas saj synimet kanë që t’i bashkojnë forcat, raporton Dukagjini.
“Pasi qytetarët tanë presin nga ne është ti bashkohem forcat, e jo ti tregojmë inatet. Ky takim është i jashtëzakonshëm” , ka theksuar Osmani.
Ajo ka përfunduar duke thënë se për fat të keq as Sadie Godeni as Hamide Magashi nuk janë në mesin tonë edhe kjo pikërisht në 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj grave.
Përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë bojkotojnë takimin e thirrur nga Osmani.
Ka filluar takimi i thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me përfaqësues të institucioneve , Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut pas rasteve të dhunës dhe vrasjeve të grave, shoqërisë civile.
Ky takim është bojkotuar nga krerët e institucioneve te drejtësisë, megjithëse sipas Osmanit kishin konfirmuar pjesëmarrjen.
Në takim është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...