Jordi Cruyff nuk pret që Lionel Messi të kthehet te Barcelona para se karriera e tij të përfundojë. Drejtori sportiv i Barcelonës beson se duhet të ketë pajtim mes dy palëve pas largimit të Messit te Paris Saint-Germain.
Messi nuk ndau rrugët me Barcelonën në kushte të mira pasi klubi e lejoi atë të largohej si lojtar i lirë për shkak të vështirësive të tyre financiare.
Për situatën e tij dhe një ribashkim të mundshëm me klubin nga Camp Nou, ka folur drejtori sportiv Cruyff.
“Ajo që është e qartë për mua dhe për presidentin Joan Laporta është se duhet të ketë një afrim me një legjendë si Messi”, ka thënë fillimisht Cruyff për RAC1.
“Barcelona dhe Messi duhet të bashkohen përsëri. Kjo mund të bëhet pas përfundimit të karrierës së tij”.
“Por është e qartë se ai përqafim përfundimtar midis një klubi të madh dhe një lojtari të madh mungon. Ata të dy e meritojnë atë”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...
Qumështi qëndron i freskët deri në 3 ditë më gjatë nëse ruhe...
Bëjeni këtë deri në fund të janarit dhe në pranverë do të ke...
A mund ta kontrollojë mendja imunitetin? Studiuesit zbulojnë...