Kim Kardashian dhe Kanye West kanë arritur marrëveshje për divorcin e tyre, sipas dokumenteve gjyqësore të depozituara në Los Angeles.
Ish-çifti do të ketë kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të tyre, të cilët janë të moshës nga tre deri në nëntë vjeç, shkruan Sky News.
Reperi, do t’i japë ish-gruas 200,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët, dhe ata do të ndajnë në mënyrë të barabartë koston e sigurisë private të fëmijëve të tyre, shkollimin privat dhe universitetin.
Dokumentet e gjykatës të depozituara të martën kërkonin miratimin e gjyqtarit për kushtet, të cilat janë rënë dakord nga ish-çifti.
Artisti dhe Kardashian kishin një marrëveshje paramartesore dhe e kishin mbajtur pronën e tyre kryesisht të ndarë.
Në mars të këtij viti, një gjyqtare i shpalli ata ligjërisht beqarë me kërkesë të Kim./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...