Në Komunën e Obiliqit, është nënshkruar kontrata për realizimin e projektit “Koogjenerimi- Shtrirja e rrjetit të sistemit të ngrohjes qendrore në Obiliq”.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi.
“Sot, bëhen gjashtë (6) vite prej kur Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar Ligjin për Obiliqin, një ligj i cili ka krijuar mundësi të shumta për qytetarët e Obiliqit, ndaj pikërisht sot kam kënaqësi të ndaj me ju lajmin se kam nënshkruar kontratën për realizimin e projektit “Koogjenerimi- Shtrirja e rrjetit të sistemit të ngrohjes qendrore në Obiliq”.
“Ky lajm i shumëpritur për qytetarët e Obiliqit, është vazhdimësi e përpjekjeve për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetesës si dhe përkushtimit e angazhimit tonë të përbashkët që Obiliqin ta bëjmë qytetin më të bukur! Ju ftoj të gjithëve që me datë 02 dhjetor (e premte) nga ora 14:00 në qendër të qytetit të Obiliqit, bashkë të vendosim gurthemelin për realizimin e këtij projekti!”, shkruan Gashi në llogarinë e tij në Facebook. /arbresh.info/
Brenda klubit madrilen kanë habi mënyra se si u trajtua Endr...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi
Trajneri i Chelseas mohon zërat se Palmer dëshiron ta lë klu...
Kapen drogë dhe telefona në Qendrën e Paraburgimit në Mitrov...
Arrestohet një person në Gjilan për trafikim me njerëz
Rihapet rruga Ferizaj-Gjilan në fshatin Sojevë